Të gjithë do të donim të kishim një tru njësoj të shkathët e të mprehtë ndërsa vitet kalojnë. Por cilat janë mënyrat më të mira për t’a bërë këtë?

Pyesni këdo mbi moshën 40 vjeç se çfarë i shqetëson më tepër ndërsa nisin të ndihen më të moshuar; përgjigja është pothuajse gjithnjë ‘frika e humbjes së kujtesës’. Të gjithë shqetësohen për shkak të vështirësisë që hasin kur kërkojnë të kujtojnë një emër apo edhe takime e evente ku duhet të marrin pjesë. Pa ndihmën e telefonit vështirë se do ja dilnin t’i kujtonin të gjitha!

Disa nga gjërat që duhet të shmangni me patjetër nëse doni të keni një tru të shëndëtshëm është pirja e duhanit, mbipesha dhe dy lloje diabetesh. Por çfarë mund të bëjmë për të rritur pozitivisht zhvillimin e mendjes?

Pas një eksperimenti të realizuar nga Universiteti Newcastle u arrit në përfundimin se aktivitetet e mëposhtme ndihmojnë në përmisimin e cilësisë së kujtesës:

Ecje / ushtrime apo çfarëdolloj aktiviteti fizik ndihmon në ushqyerjen e trurit me oksigjen duke përmisuar qarkullimin e gjakut
Lojërat me puzzel, fjalëkryqe ose sudok pasi truri është si një muskul që i vjen në ndihmë sfida dhe vënia e tij në punë (përdore atë ose humbe)
Marrja pjesë në klasa arti (pikture, kërcimi ose leximi, mësimi i intrumenteve muzikore etj.)

Truri ka nevojë të mësojë çdo ditë diçka të re, të jetë aktiv dhë të shijojë gjithçka që bën. Truri ndryshon dhe kundërpërgjigjet duke qenë më fleksibël, më i mprehtë, më kreativ, dhe kjo ndodh pavarsisht viteve që mbani mbi shpatulla.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: