Kandidati për deputet i PD në qarkun e Dibrës, Basir Çollaku ka kallëzuar në polici se një furgon me disa persona të panjohur, po shpërndan produkte me qëllim favorizimin e subjekteve politike.
Pas kallëzimit, Policia ka ndaluar shoferin e furgonit dhe e ka shoqëruar në komisariatin e Matit. Mirëpo, nga këqyrja dhe kryerja e veprimeve hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpëndanin produkte të ndyshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike.
Menjëherë pas administrimit të kallzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., sëbashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundraligjshëm.
Të gjitha veprimet janë kryer në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.