SHKODER

Në disa rrethe të vendit ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për në KZAZ.

Ndërsa në Shkodër, në gjysmat e shkollave janë vendosur materialet zgjedhore dhe në disa jo. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “News 24” tha se siç edhe mund të shihet, disa shkolla janë mbyllur me dry.

Ai nënvizoi se oficerët e policisë kanë marrë në pyetje rojën e shkollës dhe se policia mund të veprojë vetëm pas një urdhri.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Disa shkolla janë mbyllur me dryn. Në dyert e shkollave ka letra, ku thuhet se nuk lejohet hyrja në ambiente. Oficeri i policisë gjyqësore ke marrë në pyetje rojën e shkollës.

Pasi të merret në pyetje roja dhe me urdhër të Prokurorisë,policia mund të hapë derën e shkollës. Në disa shkolla janë hapur qendrat e votimit dhe në disa jo. Bashkia Shkodër ka ndryshuar bravat e dyerve të shkollave”, tha gazetari Senad Nikshiqi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb