Lionel Messi pas humbjes së Argjentiës ndaj Kolumbisë në ndeshjen për Kupën e Amerikës kaloi mbi 40 minuta duke folur me mediat. Messi u përball dhe mori pyetje, të cilave ai iu përgjigj me qartësi dhe ndershmëri për zemërimin e tij për  situatën por edhe duke fshehur pesimizmin. “Ne duhet të fitojmë kundër Paraguajit”, tha Messi për të mos demoralizuar ekipin pas asaj disfate në ndeshjen e parë.

Gjithsesi Messi ka fituar gjithçka me Barcelonën, por kur është fjala për të luajtur për Argjentinën, ai nuk ka gëzuar të njëjtat suksese. Por kjo skuadër nën drejtimin e Lionel Scaloni është ende një ekip i ri me shumë lojtarë të të rinj dhe pa përvojë. Si kapiten, Messi ka demonstruar qëndrueshmëri dhe shpresë për ekipin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb