Tirana nuk arrin të fitojë një derbi prej 5 vitesh radhazi. Në prononcimin pas disfatës së sotme, ndaj Partizanit, presidenti Refik Halili u shfaq tepër i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, teksa nuk nguroi të deklaronte se do të marrë masa ndaj drejtuesve në ditët e ardhshme. I pyetur a rrezikon trajneri Mema, Halili u shpreh se të gjitha opsionet i ka në tavolinë.

“Ishte lojë në favor të Partizanit. Rezultati vendos gjithçka. E merituan fitoren, i uroj suksese. Duhet të flasin specialistët dhe trajneri se çfarë i mungoi Tiranës. Për mua ishte shumë e rëndësishme si ndeshje, duhet të vazhdojmë kampionatin, sepse kampionati është i gjatë. Kemi folur shumë shpejt për objektivat.

Ishte një ndeshje që shpresonim dhe unë kisha bindje që do ta fitonim. Ja që fati nuk ishte me ne, e fitoi Partizani.

Vazhdojmë themi ecin edhe kaq vite, kaq muaj, kaq orë, shpresoj të qetësohemi dhe të bëjmë më të mirën në vazhdim.

Të shikojmë kur të luhet ndeshja tjetër. Do t’i marrim gjërat me qetësi. Do flas me skuadrën dhe stafin nga nesër për të gjetur zgjidhje, për të gjetur edhe të metat.

A rrezikon trajneri? E çfarë nuk bën vakti të gjitha i kemi në tavolinë.

Zgjidhja është qetësi, të vazhdojmë të bëjmë më të mirën. Nuk kemi pse të nxitohemi. Nuk kemi pse të bëjmë zhurmë, kampionati është i gjatë. Jemi të gjithë aty me pikë. Të shikojmë çfarë do bëjmë në të ardhme.

Keqardhje për të gjithë tifozët dhe për njerëzit që punojnë shumë, ka dhe nga ata që nuk dinë ta bëjnë punën mirë. Do të shikojmë se çfarë do bëjmë në të ardhmen. Ta themi nesër për kë është ky mesazhi.

Skuadra ka brumë, ka lojtarë goxha të mirë. Kam besim që ato do bëjnë më të mirën në të ardhmen. Duhet t’i marrin gjërat shtruar. Do shikojmë te drejtuesit, aty e kemi problemin. Do marrim masa për më të mirën. Do ketë ekip që do luajnë te ekipi B dhe nuk do luajnë kurrë tek ekipi i parë siç luajtën sot”, u shpreh Halili./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb