Sfida ndaj Kastriotit vijon të ketë shumë kosto për ekipin e Tiranës. Pas humbën tre pikë pikërisht në ndeshjen më delikate të fazës së tretë, bardheblutë humbasin dhe shërbimet e trajnerit të tyre Ardian Mema. Protestat ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes i kanë kushtuar trajnerit Mema dy ndeshje pezullim, ky është vendimi i fundit i marrë nga Komisioni i Disiplinës.

Disiplina Mema
Disiplina Mema

Pasi u largua nga bankina ende pa përfunduar ndeshja, Mema u përpoq ti kërkonte llogari gjyqtarit Sokoli për atë penallti inekzistente që vendosi fatet e sfidës, një episod që bërë jo pak zhurmë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb