Futbollistët e Kamzës e pritet në lot vendimin e Komisionit të Disiplinës, vendim që i nxjerr jashtë çdo aktiviteti në këtë sezon futbollistik. Dënimi i Kamzës nuk ishte një lajm i keq për të gjithë, disa ekipe përfitojnë në maksimum, një prej tyre është edhe Skënderbeu.

Fshf
Fshf

Si pasoj e këtij vendimi, klubi korçarë kualifikohet automatikisht në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kundërshtari i ekipit korçarë në çerekfinale ishte pikërisht Kamza, ndaj kampionët e Shqipërisë kanë përfituar duke siguruar kualifikimin pa luajtur fare.

Skuadra e Orges Shehit, do të presë fituesin e çiftit Partizani-Luftëtari, për të mësuar kundërshtarin që do të përballet në gjysmëfinale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb