Futja me armë në fushë i ka kushtuar shtrenjtë jo vetëm presidentit të PAOK, Ivan Savvidis, por edhe vetë klubit grek. “Sport 24” ka bërë të ditur vendimet e Disiplinës në Federatën Greke të Futbollit për incidentet në ndeshjen mes PAOK dhe AEK-ut të Athinës.

PAOK është dënuar me humbjen në tavolinë të ndeshjes, heqjen e 3 pikëve nga sezoni aktual i kampionatit grek, si dhe të dy pikëve për sezonin e ardhshëm. Në të njëjtën kohë, klubi nga Selaniku u ndëshkua edhe me 63 mijë euro gjobë dhe zhvillimin e 3 ndeshjeve me dyer të mbyllura.

Ndëshkime u dhanë edhe për vet Ivan Savvidis, që nuk do të lejohet të hyjë në stadiume për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që u gjobit me 100 mijë euro. Për sa i përket arbitrit të sfidës, Lobos Mikel u dënua me ndalim të hyrjes në stadiume për 90 ditë, si dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh.

Ngjarjet që ndodhen në 11 mars kanë krijuar një sërë pasojash, siç ishte ndalimi i kampionatit. Shkak u bë ruso-greku Ivan Savvidis, që përveçse hyri me armë në fushë arriti deri atë sa të kërcënonte edhe arbitrin për golin e anuluar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb