Flamurtari ishte paralajmëruar se nëse nuk shlyente borxhet që kishte të prapambetura ndaj lojtarëve do të ndëshkohej. Administratori Idrizi, njëkohësisht dhe presidenti i klubit vlonjat nuk ka qenë dakord më këto pretendime dhe i ka konsideruar si akte korruptive nga ana e federatës.

Me kalimin e afatit “komisioni i disiplinës” ka marrë vendimet lidhur me këtë çështje. “KS Flamurtarit i hiqen 6 pikë për mos shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj ish-lojtarëve dhe trajnerëve”.

Gjithsesi komisioni nuk e lë me kaq por kërcënon se në rast se për 12 ditë klubi nuk merr asnjë masë për të shlyer detyrimet atëherë sanksionet do të jenë shumë të rënda. Bëhet fjalë për rrëzimin nga kategoria.

Nëse Flamurtari do të arrijë deri në këtë pikë atëherë futbolli shqiptar do të marrë një goditje pasi klubi vlonjat është një klub tradite në futbollin tonë.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb