I mbajtur dje, Komisioni i Disiplinës, në mbledhjen e tij të radhës analizoi problematikën në stadiumet shqiptare. Klubi që u ndëshkua më shumë ishte Laçi, që për hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe futjen e personave të paautorizuar në përballjen kundër Tiranës në kuadër të Kupës së Shqipërisë, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë. Edhe dy lojtarë dalin të ndëshkuar për shkaqe disiplinore, Selemani Ndikumana dhe Emiljano Veliaj, që janë pezulluar secili me nga dy ndeshje. Rikthehen dënimet me gjobë për sjellje të gabuar të tifozërive.

Kësaj radhe përfundojnë në fokus tifozët e Partizanit dhe të Kukësit, që u shkaktojnë klubeve një dëm prej 50 mijë lekësh të rinj, ndërsa klubi verilindor duhet të zhbëjë dhe dëmet që shkaktuan tifozët kuksianë në stadiumin “Qemal Stafa”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: