Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet lidhur me incidentet e shëmtuara që ndodhën të dielën në “Elbasan Arena”, ku u mbajt takimi Partizani-Skënderbeu. Për të dyja klubet është vendosur që të ketë sanksione për tifozët.

Kështu Partizani 4 sfida do të luaj pa praninë e tifozëve ndërsa korçarët 3.

Sanksione do të ketë edhe për dëmtimet që i janë bërë stadiumit të Elbasanit. Sërish të dyja palët do të paguajnë çdo dëm që i është bërë “Elbasan Arenës”.

Vendimet:
1.KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Nenit 66/3.a te KDS, denohet me 4(kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates .
Detyrohet KF “Partizani” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena” .
2.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, ne baze te Neni 66/2.a te KDS, denohet me 3 (tre) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
Detyrohet KF “Skenderbeu” të shdëmtojë stolat e stadiumit “ Elbasan Arena”.
3.Urdhërohet Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qellim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.
4.Zyrtari i KF”Bylis”, Eqerem Memushaj, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, ne baze te Nenit 20 e 56/1/a) të KDS denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
5.Lojtari i KF“Përmeti”, Petrit Duro, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Butrinti”, Spiro Kodha, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/e te KDS , denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.KF “Permeti”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit e duke shkaktuar akte dhune, ne baze te Nenit 66/3/b te KDS dënohet me 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates.
8.KF “Shkendia Tiranë” U-19, për deshtim në përmbushjen e përgjegjesive, në bazë të Nenit 65/1.2 te KDS , dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesedhjetemije) leke. Ne zbatim te nenit 136 gjoba aplikohet ne masen 3%. Urdhërohet vazhdimi i pjesës së mbetur të lojës.
9.Ne baze te nenit 13 te KDS paralajmerohet KF “Shkendia Tirane” U-19 se ne rast perseritje masat ndeshkuese do te pershkallezohen.
10.Zyrtari i “Shkendia Durrës” U- 19 Agron Kërcova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/2/a te KDS, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
11.Zyrtari KF“Shkendia Durres” U-19, Arjan Grosha, per prostest ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes me gjeste dhe fjal ofenduese denohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 te KDS.
12.LojtariI KF “Teuta” U-19, Krisard Murati, per sjellje jo sportive ndajkundershtarit ne bazetenenit 48/1.dte KDS, denohet me 1(nje)ndeshjepezullimngaaktiviteti.
13.Zyrtari i KF “Kastrioti” U-19, Agim Kuka, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 56/1/b) te KDS, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes
14.Lojtari i KF “Kukesi” U-17, Lavdrim Kovaci, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a te KDS ,denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.Zyrtari i KF “Butrinti” U-17, Sokol Bogdo, per protesta ndaj vendimeve te arbitrit me gjeste e fjale ofenduese, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a), denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes
16.Zyrtari i KF “Apollonia” U-17, Orges Xhuko, për sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes duke ofenduar e kercenuar, ne baze te Nenit 20 e 49/2/a) te KDS, denohet me 12 (dmbedhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti duke i`u ndaluar qendrimi ne dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin perreth fushes se lojes.
17.Mos pranimin e kerkeses se zyrtarit te KF “Korabi” , Erion Hamitaj, si te pa bazuar ne rregullore.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: