Nuk kanë fund dënimet e FSHF-ës por dhuna në futbollin shqiptar vijon të prezent në forma të ndryshme. Pezullimi ekzemplar i Kamzës nuk ka pasur asnjë efekt, këtë herë dhuna u shfaq në Kategorinë e Parë në sfidën Besa-Bylis, një ndeshje e cila nuk u luajt deri në fund pasi tifozët goditën me sende të forta gjyqtarët e këtij takimi dhe shkaktuan akte dhune, me këtë motivacion, Komisioni i Disiplinës ka dënuar ekipin e Besës me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, gjithashtu është e detyruar të luaj 8 ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.


Besa
Besa

Pjesë e vendimeve të Komisionit të Disiplinës ka qenë edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngoo. Disiplina nuk ka marrë parasysh kërkesën e gjigandit anglez për faljen e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 ndeshjesh, duke e konsideruar këtë kërkesë si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Në këtë kushte klubit bardheblu nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shlyej me gjobë pjesën e mbetur të dënimit, pasi Ngoo është i domosdoshëm për kryeqytetasit në këtë fund sezonit.


Dispilina Ngo
Dispilina Ngo

Të kontaktuar nga BalkanWeb, drejtuesit e klubit të Tiranës kanë konfirmuar këtë lajm, konvertimin e dënimit me gjokë. Ngoo u pezullua me 5 ndeshje pas konfliktit verbal që bati me presidentin e Laçit, Pashk Laska.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb