TIRANE

Bar-kafeja e parlamentit, në jo pak raste ka prodhuar lajme për mediat, nisur kjo nga debati i nxehtë që zhvillohet në seancë, e më pas kafeja mes të qeshurash mes deputetëve. Në fokus sot ka qënë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla, i cili nuk i ka shpëtuar fokusit të një fotoje teksa bashkëbisedon me deputetë të opozitës në parlament.

Në kafenenë e parlamentit Basha është fotografuar teksa konsumon një kafe me ish aleatë të kryedemokratit Lulzim Basha, Kujtim Gjuzin se Selami Jenisherin.

 

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet se cili ka qene argumenti që ka mbledhur deputetët por me siguri çështjet e nxehta të aktualitetit nuk kanë munguar.

Dhe në fakt siç shihet në foto të gjithë duken shumë të përqendruar dhe po dëgjojnë me vëmendje kreun e grupit parlamentar të PS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb