TIRANE

Si çdo ditë protesta e banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re ka nisur në orën 17:00.

Në ditën e 63 të protestës, banorëvejanë sërish kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre.

Protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Për shkak të protestës, u bllokua trafiku në të dyja krahët e rrugës.

I pranishëm në protestë ishte dhe deputeti demokrat Klevis Balliu, duke mbështetur banorët.

Ai ka bërë apel për bashkim me studentët, që kanë lajmëruar se të hënën rinisin protestat.

“Edi Rama është e keqja, shporreni të keqen”, tha Balliu, i cili gjithashtu i bëri thirrje edhe kryeprokurores Arta Markut për zbardhjen e aferës së tenderit të një loti të rrugës.

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: