Me vargjet e Azem Shkrelit u kremtua Dita Botërore e librit në qendrën kombëtare të librit e Leximit. Në një bisedë ku morën pjesë poetet Mimoza Ahmeti e Rita Petro, rëndësia e klasikëve, pasurimi I shpirtit, vjelja e dijeve nga këndvështrimet e botët e librave, ndryshimi I vetëdijes dhe konceptimit të botës, përmirësimi I vetes e pasurimi I fjalorit u vunë në dukje. Për Moza Ahmetin libri mund te jetë dritare e perde, duke na mësuar të shohim në të dy mënyrat.
“Libri mund të të bëjë edhe qorr, librat e realizmit ishin perde shumica, për të mos parë e ndjerë atë që shikoje e ndjeje por edhe një perde të bën të shikosh, duke ndryshuar fokusin e shikimit, duke thënë unë, që po shoh një perde që më mëson të shoh në errësirë”, tha Moza Ahmeti.
Poetja e Rita Petro, duke folur me nxënësit e shkollës “Naim Frashër”i, foli për mesazhe të ndryshme nga autorë të ndryshëm dhe nevojën të lexojmë përtej shkronjave, me gjuhët e qarta e gjuhët e dyfishta që letërsitë dhe autorët na ofrojnë duke u ndalur te veçantia e poezisë.
“Foli edhe Mimoza që përmendi atë perden, por shkrimtarët më të mirë që shkruan në komunizëm, mbeten sot, siç ishte Kadare, sepse ata kishin talentin të shkruanin tekste që janë me dy kuptime a më shumë kuptime. Poezinë them, dy a tri vargje, e merr edhe në takim dashurie, e merr në protestë dhe në luftë me vete- se grekët e lashtë tregohet se kur shkruanin poezi që të ndiznin peshë, ata fitonin luftën”, tha Petro.
Drejtoresha e Qendrës së Librit, u ndal në nevojën e nismave që e afrojnë brezin e ri me librin dhe leximin, si kremtim I dijes dhe si nevojë për tu përmbushur.