Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një status urimi për Ditën Botërore të Autizmit. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, përkujdesje, mirëkuptim e dashuri.

“Dita Botërore e Autizmit, që sot shënohet kudo në botë, na kujton detyrimet tona institucionale dhe shoqërore”, shkruan ai.

Statusi i Metës

Dita Botërore e Autizmit, që sot shënohet kudo në botë, na kujton detyrimet tona institucionale dhe shoqërore për më shumë solidaritet, përkujdesje, mirëkuptim e dashuri për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për përkrahjen tonë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: