Në ditën Botërore të Letërsisë për fëmijë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Muzeu Historik mbajtën një takim me shkrimtarë e botues. Qëllimi, ishte një dialog mbi gjendjen e kësaj letërsie, problematikat dhe sfidat që nga lëvrimi e shpërndarja.
Drejtoresha e Qendrës së Librit, Alda Bardhyli tha se libri për fëmijë ka pak prurje. Pandeli Koci shprehet se letërsia nuk shkon në Vermosh, e për Rovena Rrozhanin
është shkëputur zinxhiri i shkrimtarëve.
Të pranishmit, iu ndalën te paragjykimi i autorëve të letërsisë për të vegjël e mosha të reja, por edhe te nevojat për mbështetje e politika të qëndrueshme.
Adelina Mamaqi tha se shkrimtaret për fëmijë janë paragjykuar.
Qendra Kombëtare e librit ka themeluar një çmim për letërsinë për fëmijë dhe një për ilustrimet. Lëvruesit kërkuan që kjo të kthehet në traditë.