Ҫdo vit, në 31 Maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) & Partnerët e saj kudo në botë, promovojnë “Dita Pa Duhan”. Kjo nismë globale synon ndërgjegjësimin e popullatës mbi dëmet deri edhe vdekjeprurëse që shkakton duhani në shëndetin jo vetëm të duhanpirësve, por edhe të atyre që janë të ekspozuar ndaj duhanit dhe konsiderohen si duhanpirës pasiv.
Motoja e këtij viti është “Bëj që çdo ditë e vitit të jetë Dita pa Duhan” dhe fokusi që OBSH ka për këtë viti është “Duhani dhe shëndeti i mushkërive” duke synuar edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës mbi:


• Ndikimin negativ të duhanit në shëndetin e mushkërive, si një ndër shkaktarët e drejpërdrejtë që çon në Kancer të Mushkërive & Sëmundje kronike të mushkërive
• Rëndësinë dhe rolin themeltar që Mushkëritë kanë mbi shëndetin në përgjithësi dhe cilësinë e jetës
Duhani vret 1 person çdo 4 sekonda
#thuajJOduhanit


Mjekët e spitali Hygeia bëjnë thirrje për lënien e duhanit, si një nga format më të mira të mbrojtjes jo vetëm të mushkërive tuaja, por edhe të gjitha organeve të tjera. Pirja e duhanit renditet si faktor i madh risku për sëmundjet malinje, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe problemeve të tjera shëndetësore.


Fakte që nuk duhen neglizhuar!
Të lini duhanin është gjëja më e rëndësishme që ju mund të bëni për shëndetin tuaj, cilado qoftë mosha juaj dhe numri i viteve gjatë të cilave keni pirë duhan. Ko pasi trupi juaj kur pini duhan nuk merr vetëm nikotinë, por shumë më tepër. Janë rreth 4000 kimikate në një cigare. Duke pirë duhan ju thithni: nikotinë e cila krijon varësi, monoksid karboni i cili pengon veprimin e muskujve dhe trurit, arsenik, cianide (të përbëra nga cianuri dhe hidrogjeni), adiktivë kimikë, produkte të zbardhjes së hirit, katran i cili vendoset në bronke dhe mushkëri dhe mund të shkaktojë kancer, amoniak që prodhuesit e cigares i shtojnë duhanit për të lehtësuar thithjen e nikotinës në mënyrë që t’i mbajë duhanpirësit të varur prej saj. Disa nga këto kimikate janë të njëjta me ato që ndodhen në varakun e drurit, helmet e insekteve dhe helmin e minjve.

Fushata e “Ditës Botërore pa Duhan” synon të rrisë ndërgjegjësimin për:
Rreziqet që sjell në shëndet pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij.
Pasojat që sjell pirja e duhanit në shëndetin e mushkërive.
Rritjen e numrit të vdekjeve dhe sëmundjeve në nivel global nga sëmundjet e mushkërive të shkaktuara nga duhani, duke përfshirë sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe kancerin e mushkërive.
Lidhjen midis pirjes së duhanit dhe vdekjeve nga tuberkulozi.
Ndikimin që ka ekspozimi ndaj tymit të duhanit për shëndetin e mushkërive të njerëzve në të gjithë grup-moshat.
Rëndësinë e shëndetit të mushkërive në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.

Konkretisht, përfitimet nga lënia e duhanit janë:
20 minuta pas lënies, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut normalizohen.
12 orë pas lënies, niveli i monoksidit të karbonit në gjak ulet dhe shkon në nivel normal.
2 javë deri në 3 muaj pas lënies, qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe përmirësohet funksionimi i mushkërive.
1-9 muaj pas lënies, largohet kolla dhe pastrohen mushkëritë, si dhe reduktohet rreziku për infeksione.
1 vit pas lënies,rreziku i lartë i sëmundjeve koronare të zemrës përgjysmohet në krahasim me ata që vazhdojnë të pinë duhan.
5 vjet pas lënies, krahasuar me një duhanpirës, përgjysmohen gjasat për infarkt.
10 vjet pas lënies, përgjysmohet rreziku për t’u prekur nga kanceri i mushkërive, ulet rreziku për t’u prekur nga kanceri i gjirit,i ezofagut dhe i pankreasit.
15 vjet pas lënies, rreziku për sëmundje zemre është i njëjtë me atë të një joduhanpirësi.
Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin: 04 23 90 000

(BalkanWeb)