Ka nisur këtë pasdite protesta e 95-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku ka startuar edhe aksioni i ditës së sotme.
Sipas skenarit të parashikuar nga organizatorët, protestuesit do të marshojnë në mënyrë të organizuar nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë.
Përpara selisë së ekzekutivit pritet të mbahen edhe fjalimet kryesore të protestës, ku aktivistët do të artikulojnë kërkesat e tyre të përditshme, duke insistuar në dorëheqjen e kreut të qeverisë.
