Në ditën e festimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një lajm për të gjithë shqiptarët, duke njoftuar se gjuha shqipe ofrohet si lëndë studimi në disa universitete të njohura në Shtetet e Bashkuara.

Ky është një hap i rëndësishëm për promovimin e kulturës dhe gjuhës shqipe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Duke filluar nga kjo pranverë, Universiteti i Pensilvanisë është bashkuar me një grup universitetesh amerikane që ofrojnë kurse të gjuhës shqipe për studentët e interesuar. Ky grup përfshin disa prej institucioneve më prestigjioze, si Universiteti i Harvardit, Universiteti i Shtetit të Arizonës, Universiteti Mercy dhe DePaul.

Postimi i ambasadës së SHBA:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb