Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të rëndësishëm në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë duke dhënë edhe një apel për të rinjtë.

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë”, deklaron Kreu i Shtetit ndërsa i bën thirrje rinisë të udhëheqë proceset demokratike.

“Demokracia nuk është dhënë një herë e përgjithmonë.
Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.
Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj. Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajën e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit.??”, deklaron Presidenti Meta.

Me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, datë e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb