ELBASAN – Nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e pranishme në homazhet për ndër të dëshmorëve në Elbasan ka kërkuar nga rinia të marrë në dorë fatet e vendit dhe t’i japë fund tranzicionit. Kryemadhi kërkoi nga rinia të luftojë me dije si dikur që të rinjtë luftonin me armë.

Ndërsa deputeti Taulant Balla tha se “5 Maji” kujtohet për të nderuar dëshmorët por edhe për përkjekjen e kahershme të shqiptarëve për të bërë shtet.

Në varrezat e Dëshmorëve në Elbasan u zhvillua ceremonia e përvitshme e përkujtimit të dëshmorëve të atdheut.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb