Sot ka ditëlindjen Dritëroi, Dritëroi ynë të cilit, njerëzit i janë drejtuar ashtu siç i drejtohet çeta e humbur në mes të pyllit Dankos.


Dhe Dritëroi është përgjigjur njësoj si Danko për ne, si për të plotësuar profecinë e emrit që mban, duke na bërë dritë me zemrën e tij të shkrirë në fjalën e mençur dhe të bukur.


Ndaj, edhe unë kam zgjedhur të ndaj me ju sot e të mos e mbaj më vetëm për vete një fragment bisede me Dritëronë.


Duke ju kërkuar ndjesë për cilësinë e filmimit, besoj se gjithësesi ia vlen, pasi cilësia, madhështia dhe vlera e vërtetë, qëndron në mendimin dhe në fjalën e Dritëroit.

“Mbeti ajo fjalë e gjatë në Angli, edhe në parlament edhe ndofta në Europë. E kujtojnë këtë të këtij, ‘karrocat se di çu bënë, po e di që gomarët ktu janë’. Domethënë edhe kur bëjmë ne, që themi ndonjë fjalë ilegale, se quhet fjalë ilegale këto, ‘jo të bëfsha këta, do të rrah, e do të bëj’. Dhe kur themi këto lloj fjalësh rrugësh, i themi me një arrogancë tmerrshme, domethënë na shtrembërohet fytyra, e na bëhet… Kshu që po nuk qetësua kjo gjendje, nuk do kemi një demokraci tamam të mirë dhe të vërtetë. Se mund të jesh akademik dhe s’mund të jesh i kulturuar. Nuk është puna… mund të jesh shkrimtar i madh dhe të mos jesh i kulturuar, s’mund të bëhesh dot, se kultura është tjetër gjë dhe duhet që të gjithë të luftojnë për ngritjen e kulturës demokratike, e kulturës së demokracisë. Dhe pa këtë kulturë siç e themi ne, do hamë burg. Dhe jo të gjithë deputetët flasin me këtë gjuhë, është një grup i vogël deputetësh që e nxehën edhe…. pastaj bëhen krime. Do thuash ti që vetëm nga varfëria, nga varfëria po bëhen krimet shumicat që vriten, por bëhen edhe nga kjo anë, se dëgjojnë që rrihen edhe bëhen edhe shahen edhe kanë një atmosferë të tillë të sharjeve, se ujku mjegull do, pse e thotë populli”,  ishin fjalët e shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit.


(n.m/BalkanWeb)