Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.
Mbledhja e ditës së djeshme u mbyll pa asnjë dëshmi nga ana e ish-ministrit, edhe pse ai ndenji për rreth 7 orë e gjysmë në ambientet e sallës ku zhvillonte punimet komisioni, ose në ambientet e tjera të Kryesisë së Kuvendit.
Komisioni hetimor parlamentar i “Sterilizimit” mblidhet sot sërish në pritje të një dëshmie të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, teksa nesër ka dhe afatin e fundit të mbylljes së tij.
Kanë qenë tensionet mes anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës mbi një kërkesë të Beqajt, për prezantimin me powerpoint të deklaratës para marrjes në pyetje, ato që çuan deri në dështimin e mbledhjes së djeshme.
(BalkanWeb)