Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga sheshi “Skënderbej” përcolli nderime për figurat e shtetit shqiptar, të cilët me sakrificë arritën të shpallnin Pavarësinë e Shqipërisë 106 vite më parë.

Mes tjerash Veliaj  deklaroi se  himni dhe flamuri shqiptar nuk është thjesht një këngë apo disa vargje me rimë, por një emocion që ka frymëzuar shqiptarët në histori.

“Përmbyllim me sukses vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut. Kemi një himn të mrekullueshëm të shkruar nga Asdreni.Hymni ynë nuk është thjeshtë një këngë me disa vargje me rimë. Jo të gjithë nga ne donin këtë himn e këtë flamur. Kishte një grup që thoshin dumbabën, që nëkuptonte pushtuesit. Historia përsëritet dhe e vetmja gjë ndonjëherë  që nuk e kuptojmë është vetë historia kur e përsërisim. Secili nga ju është ulur në gurët që kanë ardhur nga shumë troje. Ne duhet të marrim vendime të rëndësishme për ta shpallur Shqipërinë më vete. Sot lypset që ne të kemi progres. Sot lypset t’i respektojmë njerëzit”, theksoi Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, i pari i bashkisë së Tiranës u ndal edhe tek ndërtimi i “Unazës së Re”, e cila sipas tij do të çlirojë Tiranën nga trafiku i rënduar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë ai theksoi se pavarësisht përplasjeve dhe kundërshtimeve nga kundërshtaret politikë, Tirana sot ka njohur progres me ndërtimet, të cilat përfshijnë sheshe dhe parqe.

“Nëse sot do të dëgjonim lëvizjen dumbabën nuk  do të kishim këtë shesh, atë pazar, sheshin e lojërave tek Liqeni Artificial. Tirana me Unazën e Madhe do të ketë pavarësi nga trafiku si dhe nga zaptimi. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë. Ky qytet nuk do të lë asnjë njeri pa bukë, por ne ia kemi borxh gjeneratës zhvillimin e Tiranës. Jam mirënjohës për banorët bashkëpunues.”, tha Veliaj.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: