KANADA

Urimet për festën Kombëtare të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë ardhur edhe nga Kanadaja. Deputetja Julie Dabrusin, teksa ka folur të mërkurën në seancën plenare të Parlamentit ka uruar festën e Shqipërisë në gjuhën shqipe.

Në fjalën e saj, deputetja është ndalur shkurt në domethënien dhe rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët.

“Pas 5 shekujsh, nën pushtimin e Perandorisë Osmane, Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912. Shqiptarët ngritën flamurin në Vlorë, ditë e cila prej atëherë njihet si ‘Dita e Flamurit”, tha ajo.

Ajo që është më interesantja në këtë fjalim lidhet me faktin se në fund të fjalës, deputetja uron të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe për nder të 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga pushtimi otoman.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb