KOSOVË

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që 28 nëntori, Dita e Flamurit, të shpallet ditë pushimi edhe në territorin e Kosovës.

Shefi i qeverisë në Kosovë thekson se ky vendim është marrë për të respektuar vlerat dhe traditën e kombit shqiptar, ndërsa shton faktin se ky veprim është i motivuar në aspektin historik, politik dhe tradicional.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.RH

Vendimi
Vendimi

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: