“Dashuria fillon nga stomaku”. Kjo fjali na shoqëron prej kohësh e ndoshta nga kjo shumë institucione marin shkak për të sjellë sa më afër konsumatorit produktet e tyre për ti degustuar. Një event i tillë është edhe takimi i sotëm në ambjentet e restorant “Divina”.



Kompania Neranxi dhe Insituti i Kulinarisë Neranxi në bashkëpunim me Ambasadën Ruse, celebruan ditën e kuzhinës Ruse. E zgjedhur si një dhuratë për ditën e verës për qytetarët e Tiranës, ky bashkëpunim solli pranë tyre gatime tradicionale e gjithashtu dhe një eksperiencë bashkëpunimi.  Në fjalën e mbajtur prej tij presidenti i kompanisë Neranxi, z. Nikollaq Neranxi u shpreh:


“Jo vetëm një mikpritje ndaj komunitetit rus në Shqipëri por edhe një bashkëpunim midis kësaj kompanie dhe ambasadës Ruse bëri te mundur që sot të shijohej pak nga Rusia në Tiranë.” Pjesë e këtij aktiviteti ambasadori rus z. Aleksandar Karapushin u shpreh:

Menduar jo vetëm si një event degustimi, ajo çfarë kishte të  veçantë ky takim ishte autorja ruse Viktoria Ostrovskaja e cila solli për të ftuarit librin e saj “Recetat e Gjyshes sime”, të përkthyer në Shqip për ta bërë kuzhinën Ruse pjesë të tavolinave Shqiptare.

Mund të thuhet se jo vetëm në aspektet politike por tashmë edhe në kulinari secili vend afrohet me tjetrin duke e kthyer këtë botë globale në një ambjent më të afër e më paqësor.

(BalkanWeb)