TIRANË

Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale ka lexuar një pjesë nga përmbledhjet e eseve dhe shënimeve autobiografike të shkrimtarit, Ismail Kadaresë të titulluar “Mëngjeset në Kafe Rostand”, kushtuar kryeqytetit të Francës, Parisit.

I rrethuar nga një grup nxënësish, shefi i qeverisë përmes leximit të shënimeve të shkrimtarit të madh përcolli mesazhin që leximi është dhe do ngelet ushqim shpirtëror për të gjithë njerëzit.

“LEXO ME MUA – Maratona e leximit në COD në Ditën Ndërkombëtare të Librit”, shkruan Rama në “Facebook”.

“Nuk është nga librat e rëndë të Ismail Kadaresë, që kërkojnë angazhim gati gati special për t’u dëgjuar nga fillimi deri në fund, por është një përmbledhje e një sërë reflektimesh të tij, që në tërësinë e tyre të japin kënaqësinë e vërtetë e të qenit lexues librash”- tha mes tjerash Rama, teksa ftoi të rinjtë që të lexojnë pjesë nga libri i shkrimtarit shqiptar me famë botërore.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb