Google zbret në terren për Ditën Botërore të Oqeaneve që festohet në 8 qershor dhe lançon “Pattern Radio:Whale songs”, një website që lejon të dëgjohen rreth 8000 orë regjistrime nënujore me këngët e balenave. Ky instrument i ri, i lindur nga bashkëpunimi me National Oceanic and Atmospheric Administration (Noaa), duke përdorur inteligjencën artificiale.


Në vitet 60-të,shkencëtarët kanë zbuluar për herë të parë që balenat prodhojnë muzikë që evolon me kohën.


Por mbetet akoma shumë për tu kuptuar dhe zbuluar. Në vitet e fundit- shpjegon Google në një postim- kemi bashkëpunuar me Noaa e SHBA për të studiuar nëpërmjet inteligjencës artificiale mbledhjen e regjistrimeve të tyre nënujore.


Ky projekt ndihmon shkencëtarët të kuptojnë sjelljen e zakoneve migratore të balenave, për të pasur mundësinë të ofrojmë atyre një mbrojtje më të mirë.

Aktiviteti është pjesë e programit AI for Social Good e Google, që aplikon evolucionin e machine Learning, për të përballuar sfidat e mëdha humanitare dhe ambientale të kohëve tona’.

Në ‘Pattern Radio: Whale Songs’, e cila është e hapur për të gjithë jo vetëm për shkencëtarët , është e mundur të dëgjohen përveç këngëve të balenave, edhe zhurmat e anijeve, të peshqve dhe shumë tinguj misterioz pothuajse të panjohur ndonjëherë’.

Ideja- shton Google- është që të kemi mundësi të dëgjojmë gjithçka dhe ndoshta të arrijmë në një zbulim të ri të vërtetë.
Nëse gjeni diçka që mendoni që edhe të tjerët duhet ta dëgjojnë, mund të ndani këtë link që ju çon drejtpërdrejtë në atë tingull’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: