Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra deklaroi se shkollat janë në rrezik për shkak të uljes së numrit të nxënësve çdo vit nga emigrimi masiv apo lindjet më të pakta.

Forcimi i familjes, tha arqipeshkëvi Massafra, është një masë emergjente që duhet ta ndërmarrë shteti shqiptar për të shpëtuar arsimin, por edhe vendin.

Massafra kërkoi tekste falas edhe për shkollat private sepse edhe ato i shërbejnë edukimit të fëmijëve dhe të rinjve.

Edhe më herët, Kisha Katolike ka ngritur shqetësimin e krizës të rënies së numrit të nxënësve në shkolla dhe shpopullimit të vendit.

 

(Balkannweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb