Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, kreu i shtetit Ilir Meta apelon domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë. Në një status të publikuar në facebook, Meta thekson rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.
Mesazhi i plotë i Presidentit:
Sot në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, dua të theksoj rolin e pazëvendësueshëm të familjes dhe komunitetit, për ekuilibrin mendor të një personi.
Duke iu bashkuar sloganit të OKB-së, “Të rinjtë dhe shëndeti mendor në një botë që ndryshon”, apeloj domosdoshmërinë për të parandaluar sëmundjet mendore, përmes një angazhimi edhe më të madh të mësuesve e prindërve për të mbështetur psikologjikisht të rinjtë dhe për t’i ndihmuar ata të përballojnë sfidat në shkollë dhe në jetë.