Deputeti Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, që e konsideron si figurën madhore të epokës sonë moderne kombëtare.
Shehu shprehet se Nënë Tereza, së bashku me Gjergj Kastriotin Skënderbeu janë “rrezatimi” ynë i fortë për atë që mund të realizojë ky popull.
“Nënë Tereza edhe në ato vite të “Luftës së Ftohtë”, prag katastrofash, me filozofinë e saj, mesazhet që përcillte, dashurinë njerëzore e vetëmohimin në shërbim të njeriut, luajti një rol tejet të rëndësishme në rënien e komunizmit pa miliona të vrarë”, shkruan Shehu.
Postimi nga Tritan Shehu
E Shenjta Nene Tereza-krenari e Kombit, simbol paqeje, solidariteti, vlerash per njerezimin.
Pa asnje dyshim eshte Figura Madhore e epokes sone moderne kombetare.
Nje Personalitet i tille, flet per kontributin shqiptar ne historine boterore.
Se bashku me Gjergj Kastriotin Skenderbeu jane «rrezatimi» yne i forte per ate qe mund te realizoje ky popull.
Per vlerat tona, per rolin tone edhe ne zhvillimet me te rendesishme te Rruzullit.
Nene Tereza edhe ne ato vite te “Luftes se Ftohte”, prag katastrofash, me filozofine e saj, mesazhet qe percillte, dashurine njerezore e vetmohimin ne sherbim te njeriut, luajti nje rol tejet te rendesishme ne renien e komunizmit pa miliona te vrare.
Nene Tereza eshte e do te ngeli nje inspirim i pa kufishem per njrezit, kudo ku jane e do te jene ata.
Krenari e frymezim per ne.