CERRIK

Ndërsa kriza e ujit po vazhdon të jetë një fenomen shqetësues për popullsinë në mbarë botēn , këtë vit “Dita Botërore e Ujit” e ka gjetur bashkinë e Cërrikut me furnizim me ujë të pijshëm 16-24 orë në ditē. Madje në disa njësi administrative të kësaj bashkie furnizimi me ujë aktualisht është pandërprerje si në fshatrat e Gostimës dhe gjetkë.Në kuadër të “Ditës Botërore të Ujit” në qytetin e Cërrikut është zhvilluar një aktivitet sensibilizuar me pjesmarrjen e qytetarëve dhe nxënësve të kësaj bashkie.

Ky qytet dhe rrethinat e Cërrikut që nga koha e krijimit të tij ,66 vite më parë kanë përjetuar vazhdimisht periudha të vështira, në pamundësi për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe për këtë arësye banorēt e tij nuk kanë mundur të siguronin dot kurrë as minimumin e kushteve higjeno -sanitare-shëndetësore. Por falë investimeve serioze të kryera së fundi është realizuar ndërtimi i një rrjeti shpërndarës modern të ujit të pijshëm si dhe janë ndërprerë të gjitha lidhjet e paligjshme duke e përmirësuar kështu së tepërmi cilësinë dhe kohën e furnizimit ne ujë si të abonentëve familjarë edhe të bizneseve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me këtë rast dhe në kuadër të “Ditës Botërore të Ujit” ,sikurse të të gjithë kryebashkiakët e botës ” edhe kryetari i bashkisë së Cërrikut Altin Toska ka tërhequr vëmendjen e bashkëqytetarëve të tij për të treguar kujdesin maksimal ndaj përdorimit ujit për pirje dhe me qëllim të apelimit të të gjithëve që të ndihmojnë më së miri me administrimin dhe menaxhimin e burimeve të ujit për pirje.

Uji është burim i jetës sonë, prandaj duhet ta mbrojmë këtë pasuri të jashtëzakonshme dhe të mirëpërdorim çdo burim natyror të tij ka deklaruar kryebashkiaku i Cërrikut .Objektivi i OKB ,”Ujë për të gjithë ” vazhdimisht është mbajtur parasysh edhe qytetet e fshatrat e Shqipërisë ku ky problem është prezent gjithmonë edhe pse vendi ynë ka pasuri ujore të shumta .Gjithsesi kohët e fundit janë duke u bërë përpjekje serioze pēr të siguruar sa më shumë është e mundur sasinë e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit dhe kudo në vendin tonë .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: