TIRANE– Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka folur për rolin dhe misionin e mjekut veterinar në Ditën Ndërkombëtare të Veterinarisë. Me rastin e kësaj dite në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë është promovuar edhe libri i prof. Zaçe Malaj, “Jeta Ime” që përshkruan sfidat e profesionit të mjekut veterinar.

Pjesëmarrës në aktivitet ishin ish-presidenti Bamir Topi, Agron Duka, Lefter Xhuveli dhe profesorë te nderuar te Universitetit Bujqësor. Ministri Panariti tha se misioni i mjekut veterinar është një nga profesionet më fisnike.

“Misioni i mjekut veterinar, një nga misionet me fisnikë. Reforma e veterinarisë është një hap i rendesishem në zhvillimit e këtij sektori. Sfidat e shërbimit veterinar janë parandalimi dhe diagnostikimi në kohë rekord i sëmundjeve”- tha Panariti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: