Në Ditën Ndërkombëtare të Zemrës, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka kujtuar atë që e konsideron si plejada e kardiologëve dhe kardiokirurgëve shqiptarë, që i kushtuan dhe i kushtojnë tërë dijet dhe energjitë e tyre zemrës.
“Nga shumë prej të cilëve unë kam patur fatin e madh të mësoj në fillimet e mia si profesionist në atë fushë, sekretet e atij organi, tu dedikoj shumë.
Veccanërisht dua të përmend të mëdhenjtë Gace e Popa!
E më tej pedagogë të nderuar, udhërëfyes të vlefshem për mua si Meksi, Zogu, Ajlushani, Berisha, Aliko….”, shkruan në postimin e tij Shehu.
Postimi nga Tritan Shehu
Nje nderim i thelle te gjithe atyre, qe kane mjekuar e mjekojne Zemren.
Sot ne Diten Nderkombetare te Zemres.
Nje plejade e tere kardiologesh, kardiokirurgesh, reanimatoresh, infermieresh, biokimistesh etj ne historine e mjekesise shqiptare, qe puna e pasioni i identifikon me Zemren.
Qe i kushtuan e i kushtojne tere dijet e energjite e tyre Zemres.
Nga shume prej te cileve une kam patur fatin e madh te mesoj ne fillimet e mia si profesionist ne ate fushe, sekretet e atij organi, tu dedikoj shume.
Vecanerisht dua te permend te medhenjte Gace e Popa!
E me tej pedagoge te nderuar, udherefyes te vlefshem per mua si Meksi, Zogu, Ajlushani, Berisha, Aliko….
Apo kolege tejet te afert si Ohri, Xhaxho, Baboci, Refatllari, Kajo, Fino, Veterniku etj, qe se bashku kemi ndare dite e nete te gjata.
Per te arritur te plejada e sotme e kardiologeve, kardiokirurgeve, reanimatoreve tane te zemres, qe dijet e arritjet i bejne krejt te krahasueshem me koleget e tyre me te spikatur europiane.
Pershendetjet e urimet me te mira te gjitheve, nga njeri prej tyre…