Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të parodistit të Vlorës, Muhamet Lika, trishtoi jo vetëm familjarët dhe kolegët por mbarë opinionin publik.

Për miqtë e kolegët që e njihnin dhe kishin punuar së bashku, dhimbja është edhe më e madhe. Mes tyre edhe aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se është e pamundur të mos i mbaj lotët, teksa e quan kolegun si një ndër legjionarët e humorit shqiptar.

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur”, shkroi Agron Llakaj në një postim, krahas videos së parodistëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb