Për tifozët e Partizanit është një ditë e trishtuar, pasi kanë humbur një prej njerëzve më të veçantë të tyre.

Leo Cara, ishte tifozi i vogël tetraplegjik që nuk mungonte në asnjë ndeshje të Demave të Kuq. Për fat të keq ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

Tifozët e kuq e kishin Leon bashkudhëtar në çdo sfidë, kur i shoqëruar nga babai i tij, Dashi Cara, nuk mungonin as në transfertat më të largëta. Tifozët dhe lojtarët e kuq do të kenë një engjëll më shumë që do të kujdeset për ta!

“Engjëlli i babit u largua nga jeta. Gjithmonë i pazëvendësueshëm do jesh o Leo i babit. U prefsh ne paqe Leo. Do të kujtoj gjithmonë sa te kem frymë”, shkruan në një postim në rrjetet sociale babai i vogëlushit, Dashi Cara.

Leoo 768x343

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb