Kryeministri Edi Rama u shpreh se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq shumë sa rajoni ynë ka nevojë për BE.
Në konferencën për shtyp me ministrin hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó dhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Rama thumboi Unionin, duke u shprehur se u desh agresioni presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, që Europa të kuptojë që iluzioni i vetëmjaftueshmërisë është vetëm iluzion.
“Ditë historike për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Nuk na duhet një kujtesë e rëndësisë së punës së bashku. E vërtetë kjo në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar të gjithë bashkë dhe nevojën për tu përballur me veten.
Fatkeqësisht, dhe këtë nuk e shmang dot pa e thënë, me ndihmën e Putinit u arrit që ky proces u shpejtua pas agresionit në Ukrainë. Ishte zile zgjimi se iluzioni i vetëmjaftueshmërisë, është vetëm një iluzion. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne kemi për ju.
Kjo e sotshmja, gur themel historik drejt rrugës së ribashkimit tërësor”, tha ai.