Humbja 4-0 ndaj Kukësit ka rezultuar fatale për Bledi Shkëmbin, që është shkarkuar pak pas përfundimit të takimit. Njoftimin e ka bërë vetë klubi i Teutës, që në Facebook. Shkëmbi e mori drejtimin e durrsakëve në fillim të sezonit të shkuar, por luhatjet e vazhdueshme të rezultateve në këtë sezon, kanë bërë që presidenti Hasanbelliu të vulosë fatin e korçarit.

Zyrtare

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës.
Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi.Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë.

Shkmbi Largohet
Shkmbi Largohet

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb