Ditë të rëndësishme te Juventus. Në shtëpinë e klubit bardhezi po mendojnë për rinovimin e mbrojtësit Federico Gatti.
Gatti ka një marrëveshje deri në 2028-të, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër’” janë gati për të firmosur zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një vit më shumë, madje duke rritur edhe pagën që përfiton lojtari.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, takimi vendimtar mes palëve do të mbahet në dhjetor. Gatti ka luajtur këtë sezon 9 ndeshje në Serie A.
(J.S/BalkanWeb)