Kjo është ditëlindja e parë që festojnë bashkë si çift.

Pajtim Krasniqi, i njohur thjesht si DJ Pm ka sot ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte urimi i të dashurës së tij, Sarah Berisha.

Çifti i dashur i showbizit shqiptar po e kalon bashkë këtë ditë të veçantë duke u arratisur nga të tjerët, në një vend bregdetar. Prej andej blogerja ka ndarë një video me të duke shkruar: “Faleminderit që je pjesë e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen.”

Kujtojmë se PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb