BRITANI E MADHE – Ditën e djeshme, më 4 gusht Meghan festoi ditëlindjen e saj të 37-të dhe ka marrë urime të shumta nga anëtarët e familjes mbretërore.

Por këtë ditëlindje dukesha e Sussex-it e festoi ndryshe. Ajo dhe Harry dje ishin të pranishëm në dasmën e mikut të fëmijërisë së Harry-t, Charlie van Straubenzee.

Meghan kishte zgjedhur një veshje që kushtonte 328$ të markës Club Monaco. Në veshjen e saj dominonte ngjyra e errët dhe ashtu siç e do zakoni, nuk mund të mungonte kapelja për të plotësuar pamjen e dukeshës.

Edhe kapelja që ajo kishte zgjedhur ishte ngjyrë e zezë e kombinuar me këpucët e zeza me majë, që me sa kemi parë janë të preferuarat e saj, pasi nuk është hera e parë që i vesh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: