Ndonëse sezoni turistik nuk ka nisur ende zyrtarisht plazhi i Kavajës ka nisur të presë pushuesit e parë. Ditët me diell i kanë populluar sërish resortet dhe hotelet,  me shumë turistë kryesisht vendas dhe nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën buzë detit. Falë shërbimit  cilësor, qetësisë dhe panoramës së shkëlqyer buzë detit Adriatik “Prestige Resort” ka qenë zgjidhja e shumë pushuesve.

Prestige Resort ka nisur herët përgatitjet për sezonin e ri turistik ndërsa pronotimet për këtë verë janë rritur ndjeshëm. Shërbimi cilësor, pishinat dhe siguria e ofruar e kanë shndërruar këtë resort në destinacionin e pushimeve, qoftë edhë për një fundjavë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb