Fajza Lamari, mamaja e Kylian Mbappe u rikthye të flasë për largimin e sulmuesit nga PSG. Ajo tha se nuk ka qenë një divorc në paqe, në intervistë ne dhënë për “Le Parisien”.
“Dy vite më parë Mbape ishte shumë pranë transferimit në Madrid, por në fund preferoi që të qëndronte në Paris. Ai nuk ka gënjyer kurrë presidentin e PSG-së dhe gjithmonë i ka thënë se një ditë dëshironte të bëhej një lojtar i Realit. Po të mos ishte për Realin, Mbape nuk do të ishte larguar kurrë nga Parisi.
Duket si një divorc. Të dy palët ishin të tensionuara dhe në të tilla raste mbahen mend vetëm çastet e vështira. Sa i përket bonuseve të munguara, ne jemi gati që të ndjekin edhe rrugët ligjore për të detyruar PSG-në të na japin atë që i takojnë Kilianit” – tha ajo.
(J.S/BalkanWeb)