Përvoja e Idriz Bathës te Al Najmha (Liga e Dytë e Arabisë Saudit) ka zgjatur vetëm pak muaj. Edhe pse u transferua vetëm në verë, mesfushori ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me këtë skuadër.
“Faleminderit Al Najma. Një eksperiencë e shkurtër, por që do të mbetet gjatë në memorien time. Ju uroj shumë suksese dhe gjithë të mirat”, shkruan Batha.
31-vjeçari mbahet mend që ka luajtur në Shqipëri për dy skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën, ndërkohë që në Rumani mbajti veshur fanellën e UTA Arad. Me interes të madh pritet të shihet e ardhmja e tij, me alternativat që janë të shumta.
(J.S/BalkanWeb)