Në 17 dhjetor Khloe Kardashian dhe Lamar Odom do të jenë zyrtarisht ish bashkëshortë. Mungon vetëm vula e një gjykate mbi letrat e divorcit, për ti dhënë fund martesës së çiftit. Sipas Tmz.com e cila ka parë dokumentet, të dy heqin dorë nga ceku i përmuajshëm dhe do të ndajnë përgjysmë të ardhurat që vijnë nga kompania e tyre e produksionit, Khlomr.

Khloe kishte kërkuar divorcin që në dhjetor të 2013. Në 2015 ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë, pasi u gjet brenda një bordelloje në Nevada, në gjendje të rëndë nga overdoza.

Khloe prej disa kohësh ka një lidhje me Tristan Thompson, lojtar i Nba. Sipas Tmz të dy do të martohen menjëherë pas divorcit të Khloe dhe Lamar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb