SHBA- Një ditë pas lajmin se Angelina Joline do të divorcohej nga Brad Pitt, një tjetër çift i hollywod përflitet se kanë nisur procedurat e ndarjes. Bëhet fjalë për Jennifer Aniston, ish-gruan e Pitt-it, dhe Justin Theroux. Këtë lajm e ka bërë të ditur ‘InTouch Weekly’.

Ndërkohë, ‘Daily Mail’, mbështetur tek pohimet e asistentëve të Aniston, pohon se lajmi është tërëisisht i rremë dhe se aktorja nuk ka asnjë plan të ndahet nga burri i saj, me të cilin është martuar një vit më parë.

Sipas ‘InTouch Weekly’, shkak i konflikteve mes çiftit mësohet të jetë bërë miqësia e Theroux me ish-partneren e tij, Margaret Qualley.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: