SHBA

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie kanë rënë dakord për një shkurorëzim rekord në vlerë 35 miliardë dollarësh. MacKenzie do të mbajë katër për qind të aksioneve në Amazont, të cilin burri i saj e themeloi para 25 vjetëve. Ajo gjithashtu do të heqë dorë nga aksionet në gazetën Washington Post dhe firmën e udhëtimit hapësinor, “Blue Origin”.

Marrëveshja e fundit lë pas atë prej 3.8 miliardë dollarësh të vendosur mes Alec Wildenstein, një i apasionuar pas veprave të artit, dhe bashkëshortes së tij, Jocelyn. Bezos e bëri publik njoftimin përmes një postimi në “Twitter”, të parën dhe të vetmen që kur iu bashkua rrjetit social këtë muaj, ku thekson se ndihej “mirënjohëse që ka përfunduar procesin e zgjidhjes së martesës me Jeffin, me mbështetjen e secilit prej tyre”.

Përpara marrëveshjes, Bezos kishte 16.3 për qind të aksioneve në “Amazon”. Ai do të ruajë 75% të kontrollit të kësaj pakete aksionesh, me 25% që do t’ia kalojë bashkëshortes, ndërkohë që kjo e fundit i ka transferuar të gjitha të drejtat e votës tek ish-bashkëshorti i saj.

Çifti në fjalë, prindër të 4 fëmijëve, ka qenë bashkë që përpara se Bezos të themelonte “Amazon” në vitin 1994, ndërsa MacKenzie ishte një ndër pjesëtarët e parë të stafit të firmës “online”. Jeff Bezos është i pari në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb