Një 34-vjeçare u arrestua në Japoni pasi shkatërroi 54 violina dhe 70 harqe që i përkisnin bashkëshortit të saj, një masakër që arrin vlerën e më shumë se 800 000 eurove, bëri të ditur policia.

Në momentin e ngjarjes, çifti ishte në procedurat e divorcit.
“Midori Kawamiya është akuzuar se ka hyrë në banesën e ish-bashkëshortit, në prefekurën e Aichit (në pjesën qendrore të Japonisë) duke thyer një dritare, në një datë të pasaktësuar, mes 30 janarit dhe 19 shkurtit 2014”, theksoi zëdhënësi i forcave të sigurisë.

“Viktima kërkoi kompensim financiar me vlerë prej 105,9 milionë jen (815 000 euro)”, theksoi ai.

“Sipas gazetës “Yomiuri”, e dyshuara është me kombësi kineze. Ajo ka kryer shumë udhëtime mes Japonisë dhe Kinës pas dhunës së kryer dhe u arrestua dje pas kthimit në Tokio”, theksoi agjencia e lajmeve Kyodo.

“Violinat e shkatërruara, mes të cilave një instrument italian me vlerë 50 milionë jen, ishin prodhuar apo koleksionuar nga ish-bashkëshorti, një norvegjez 60 vjeç”, shtoi Kyodo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: